U zgjodh në krye të BKH-së, eksperti i kriminalistikës: Joni Keta është investim amerikan! U trajnua në SHBA, djalë i zgjuar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në lidhje me zgjedhjen e Joni Ketës në krye të BKH-së.

Karamuço tha se Joni Keta është një “investim amerikan”, për shkak se është trajnuar që në fillesat e tij në BKH nga partnerët amerikanë dhe ka fituar besueshmëri ndërkombëtare.

“Gjëja kryesore është që ky ishte një proces formal. Joni Keta, shumë mirë që u zgjodh, është një djalë i zgjuar dhe me eksperiencë. Di anglisht, di të flasë me ndërkombëtarët, se ka të bëjë edhe kjo. E di cila është pyetja e parë që bëjnë amerikanët kur shkojnë aty?

Kush di anglisht nga këta. Në disa institucione duhet të vihet me detyrim që të kesh të paktën anglishten për të komunikuar me partnerët.

Keta ka eksperiencë, ka punuar OPGJ te Krimet e Rënda, është rritur gradualisht. Sigurisht edhe tradita familjare me babain prokuror e bën këtë të ndjekë një model të mirë që ka shfaqur. Është korrekt, nuk është agresiv ose represiv.

Është trajnuar që në fillesat e BKH nga amerikanët, ju kam thënë ka kosto dhe trajnimi duke i çuar në Amerikë etj, etj. Ka pasur shumë nga këto eksperienca të trajnimeve.

Ai ka besueshmëri me amerikanët dhe europianët dhe me institucionet partnere si ato të Belgjikës, Italisë etj. Amerikanët po vazhdojnë të mbikëqyrin edhe procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.”-tha Karamuço.

Kujtojmë se Joni Keta u votua këtë të martë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në unanimitet, me 11 vota pro dhe asnjë kundër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT