Urdhër urgjent! Berisha “vë në rresht” deputetët e PD: Nuk do të dilni në asnjë…

Sali Berisha iu ka komunikuar deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë me anë të një mesazhi zyrtar se nuk mund të dalin me emisione televizive pa lejen e tij dhe përballë analistëve.

Berisha u shkruan se opozita nuk duhet dhe nuk do ta lejojë qeverinë që ta përdorë atë si maskë në mediat që kontrollon, për të fshehur vjedhjet, keqbërjet dhe aferat e saj si organizatë kriminale.

“Për të gjitha ftesat nga studiot televizive duhet të njoftoni Drejtorinë e Shtypit, kjo, së pari, për të marrë prej zyrës së shtypit mesazhin e ditës së PD dhe, së dyti, për të mos lejuar “peshkimin” e mediave të kontrolluara nga qeveria, të cilat, sapo refuzohen për motivet e mësipërme nga i ftuari i parë, ftojnë të tjerë për të zbatuar porositë e zyrës së propagandës së kryeministrit”-thuhet ndër të tjera në mesazh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT