VIDEO / Avioni bën ulje emergjente në mes të autostradës, përplaset me një automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga autostradat e ngarkuara të Floridës, ku një avion u detyrua të bëjë ulje emergjente dhe përfundoi duke u përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i makinës u transportua me urgjencë në spital, ndërsa në bord ndodheshin dy persona.

Avioni Beechcraft 55 u detyrua të ulej pasi piloti raportoi probleme me motorin vetëm pak çaste para incidentit.

Gjatë uljes së detyruar, ai u përplas me një Toyota Camry, e cila ndodhej e bllokuar në trafik pranë qytetit Orlando.

Piloti deklaroi se kishte hasur vështirësi të papritura me motorin, gjë që e detyroi të manovronte për ulje emergjente.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT