VIDEO/ Bardhi me “shokë” që e firmosën i vënë “zjarrin” Kuvendit, Endrit Shabani betohet dhe i puth me dorë

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan punimet e parlamentit. Pavarësisht situatës së krijuar, sipas rendit të ditës, Endrit Shabani u betua zyrtarisht si Avokat i Popullit.
Teksa në njërin krah të sallës deputetët demokratë zunë vendet e ministrave, duke e cilësuar veprimin e tyre si akt simbolik proteste, në anën tjetër Shabani zhvilloi ceremoninë e betimit. Pas betimit, ai u drejtua demokratëve duke i përshëndetur, përfshirë edhe puthjen me dorë.
Endrit Shabani u votua në seancën e kaluar me votat e Partisë Socialiste. Ndërkohë, Partia Demokratike, e cila fillimisht kishte firmosur kandidaturën e tij, deklaroi më pas se ishte “mashtruar” nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se marrëveshja politike u prish në momentin e votimit.