VIDEO/ Denisa e Kozakut u aksidentua në Lezhë, TikTok-eri shpërthen me denoncime në rrjet: Gruas time shtatzënë s’i bëjnë skaner! Më gjeni emrin e doktorit

Tiktokeri Kozak ka denoncuar në rrjete sociale se mjekët e Spitalit të Lezhës po manipulojnë dokumentet pasi gruaja e tij Denisa e cila është shtatzënë ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ndodhi në këtë qytet.

Kozat shprehet i revoltuar duke theksuar se mjekët kanë marrë lekë për të deformuar ngjarjen. Sipas Kozak, Denisa e cila është 8 muajshe shtatzënë ndodhet në gjendje të rëndë dhe do ta dërgojë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Mos i rëntë as hasmit. Më kanë përplasur gruan, bashkë me fëmijën që lind për një muaj. Aksident i ndodh çdokujt. E kam me mjekët e Spitalit të Lezhës që kanë marrë lekë për të manipuluar letrat. Gruaja ime është me barelë në gjendje të rëndë bashkë me fëmijën. Deri në fund do ta ndjek këtë. Ato lekë që ke marrë nuk i ha ti.”-shprehet Kozak.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT