VIDEO/ Dronët ujorë ukrainas bombardojnë anijen cisternë të naftës në Detin e Zi, pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

Dronët detarë ukrainas goditën përsëri dhe çaktivizuan një anije cisternë, që i përkiste flotës në hije të Rusisë.

Sulmi ndodhi teksa ajo po lundronte nëpër zonën ekonomike ekskluzive të Ukrainës, në Detin e Zi dhe drejtohej për në portin rus të Novorossiysk, tha një zyrtar ukrainas.

Anija cisternë ‘Dashan’, e cila po lundronte me shpejtësi maksimale me transponderët e saj të fikur, pësoi dëme të konsiderueshme gjatë sulmit.

Autoritetet thanë se eksplozivë të fuqishëm goditën pjesën e pasme.

Lajmi u dha edhe nga një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainase, teksa u publikuan edhe pamje filmike të këtij sulmi.

Edhe më herët dronët ujorë ukrainas kishin bombarduar dy prej cisternave ruse të naftës në Detin e Zi, që kishin thyer sanksionet e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT