VIDEO/ Vlora prej ditësh pa ujë, qytetarët futen me forcë në mbrëmjen gala të bashkisë! Përplasje e dhunshme me policinë: O hajdutë… duam ujë

Tashmë prej 3 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë të pijshëm për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit duke ndërprerë rrjedhimisht dhe furnizimin. Qytetarët janë futur me dhunë në sallën e teatrit “Petro Marko” ku bashkia e qytetit ka organizuar mbrëmje gala për festat e fundvitit. Me bidonë në duar qytetarët kërkojnë rifillimin e furnizimit me ujë.
Mosfurnizimi me ujë prej ditësh ka shkaktuar nervozizëm tek qytetarët, të cilët janë detyruar t’i drejtohen burimeve natyre kryesisht zonës së “Ujit të Ftohtë” me bidonë pse kanë blerë ujë të ambalazhuar për të plotësuar nevojat minimale.
KAOS në teatrin “Petro Marko” Vlorë, qytetarët i prishin mbrëmjen gala bashkisë! Me bidonë në duar bllokojnë bulevardin (VIDEO)
Kjo mungesë e theksuar e ujit ka shkaktuar problematika të mëdha gjithashtu dhe një protestë mbrëmjen e sotme në dyert e teatrit “Petro Marko” ku bashkia ka organizuar mbrëmjen gala për festat e fundvitit. Pavarësisht prezencës së policisë, nuk është bërë i mundur ndalimi i qytetarëve për tu futur brenda në sallë për të protestuar. Vlonjatët kanë zaptuar skenën që ishte përgatitur për koncert duke mos lejuar vijim e shfaqes.