(VIDEO)Tenerife, dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore, humbin jetën 4 persona

Katër persona vdiqën të dielën, ndërsa një tjetër është i zhdukur, pasi një valë e fuqishme rrëmbeu plazhistët ndërsa ata ndodheshin në një pishinë natyrore të njohur me ujë deti përgjatë bregdetit të Tenerife-s.

Siç raportohet nga CBSnews, ekipet e emergjencës nxorën tre trupa të dielën, një grua 35-vjeçare, një burrë 55-vjeçar dhe një burrë tjetër, për të cilët nuk u dha asnjë informacion.

Një grua tjetër vdiq një ditë pasi u transportua me helikopter në spital. Nuk u dhanë informacione të mëtejshme rreth identitetit të viktimave.

Pse është e rrezikshme pishina natyrore në Isla Cangrejo?

Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin Los Gigantes të Tenerife-s, është një destinacion shumë i njohur për të huajt. E rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe çimento nga ana tjetër, pishina është pothuajse në nivelin e detit.

Për këtë arsye, mund të bëhet shumë e rrezikshme kur deti është i trazuar dhe valët e mëdha mund të kapërcejnë lehtësisht barrierën e betonit.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT