Vlora pa ujë, të gjithë në alarm: Është e vështirë, janë tubacione të vitit 2009, do gjejmë zgjidhje provizore, do asistojmë për ujë me bote

Tashmë prej dy ditësh qyteti bregdetar i Vlorës ka mbetur pa ujë, për shkak të një defekti të krijuar në linjën e transmetimit të ujësjellësit me diametër 1000 mm, ç’ka ka detyruar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e qytetit.

Bëhet fjalë për linjën kryesore që furnizon depot e ujit të qytetit. Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, janë duke punuar për rregulliminn e defektit. Madje vetë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Ermal Murati, kanë inspektuar nga afër dëmtimin e rëndë në tubacion.

Pas ndërhyrjes së kryer një ditë më parë është nndërhyrë përsëri sot që në orët e para të mëngjesit, me qëllimin e rikthimit sa më shpejtë të situatës në normalitet, kjo është konfirmuar edhe nga drejtuesit e ujësellës kanalizimeve si edhe nga kryebashkiakaja e Vlorës.

Autoritetet kanë bërë me dije se defekti është shkaktuar nga një anomali e krijuar gjatë funksionimit të linjës. Sipas Ermal Muratit, defekti nuk i përket linjës së re të ujësjellësit, por kësaj linje transmetimi që është pjesë e një projekti të viteve 2009–2010.

Është njoftuar se po punohet për një zgjedhje provizore, duke qënë se edhe ndodhemi në periudhë festash, Mersini ka bërë me dije se do të ketë furmnizim të ujit edhe me bote, për një periudhë derisa të behet i mundur rregullimi i plotë i linjës.

Brunilda Mersini: “Duke qenë se zgjedhja është specifike edhe në kushte të vështira teknike do të jetë provizore, ne po përpiqemi të ndërhyjmë këtu për një zgjedhje më të qëndrueshme, pra po testohet në mënyrë provizore një zgjidhje në mënyrë që në  ditët e viti të ri edhe festat të mos pengohet furnizimi me ujë.

Duhet mirëkuptimi i gjithë qytetarëve, ne e dimë që sytë dhe veshët e gjithë qyetatrëve janë drejt pyetjes “kur do të vijë uji?” sepse e kuptojmë vështirësinë por ndërmarrja ka marrë masa, të gjitha institucionet shtetërore që kanë vështirësi do të furnizohen me bote, dhe po ashtu jemi të ndjeshëm për ccdo lloj situate tjetër në gjithë familjet që kanë situata specifike.

Kërkohet mirëkuptim edhe duhety të kuptoni që, të gjithë jemi të shqetësuar këtu është pak të thuhet orët e vona të mnatës por është punuar, edhe për bazën materiale duke qënë se ashti sicc drejtori tha këto janë materiale të cilat i përkasin vitit 2009, dhe për këtë jemi në vështirësi.

Besoj që zgjidhja do të jetë deri orët e vona të mbrëmjes.”

Postimi i Ujësjellës Kanalizime Vlorë:

Të gjitha strukturat e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë janë angazhuar në gatishmëri të plotë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të riparuar defektin e rëndë në linjën kryesore që furnizon me ujë depot e qytetit.

Puna po vijon me intensitet të lartë, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e kësaj problematike e cila pritet të rikthejë funksionimin normal të linjës në orët e mbrëmjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT