Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Nick Reiner dyshohet se ishte diagnostikuar me skizofreni vetëm disa javë përpara vrasjeve makabre të prindërve të tij, Rob dhe Michelle Reiner, ndërsa medikamentet që merrte e kishin bërë të sillej “në mënyrë të çrregullt dhe të rrezikshme”. 

Sipas tmz.com., dy burime kanë deklaruar se Nick, 32 vjeç, ishte nën kujdesin e një psikiatri për probleme të shëndetit mendor dhe se sjellja e tij ishte bërë “shqetësuese” në javët para se prindërit e tij të vriteshin me thikë. 

Së fundmi, ai raportohet se ishte shtruar në një qendër rehabilitimi me kosto shumë të lartë në Los Anxhelos, e specializuar në trajtimin e sëmundjeve mendore dhe abuzimit me substanca. Sipas raportimit, përdorimi i substancave kishte përkeqësuar gjendjen e tij të skizofrenisë. 

Tre deri në katër javë përpara vrasjeve, mjekët dyshohet se i kishin ndryshuar medikamentet Nick-ut, moment pas të cilit ai “humbi plotësisht kontrollin”, siç thanë të njëjtat burime për tmz.com. 

Ai ndodhej në procesin e përshtatjes me terapinë e re, e cila supozohej se do të stabilizonte gjendjen e tij mendore, kur ndodhi tragjedia. 

Sipas të njëjtit raportim, Nick Reiner pritet të deklarohet i pafajshëm në gjykatë për shkak të paaftësisë mendore. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT