1 janar 2026, Gjergj Luca ndan muralen e re: Edi Rama “Moisiu i shqiptarëve”. Kush janë personazhet e tjera që ka vendosur në pikturën satirike!

Gjergj Luca, i njohur për energjinë e tij pozitive dhe frymën dinamike që përcjell në çdo iniciativë, ka ndarë së fundmi në Instagram pamje nga muralja e re artistike, e realizuar në formë satire.

Në videon e publikuar, Luca tregon personazhet e vendosur në mural, ku paraqiten figura të njohura të politikës dhe skenës publike.

Mes tyre kryeministri Edi Rama, Sali Berisha, “vetingu i Dumanit”, si edhe presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me personazhe të tjerë të njohur.

Murales i është dhënë një qasje ironike dhe simbolike, ndërsa gjatë prezantimit, Luca nuk ka kursyer batutat dhe ironinë ndaj politikës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT