15 vjeçari nga Cërriku triumfon në Amerikë, Loris Qosja i pari në botë në Olimpiadën e Matematikës

Loris Qosja, një nxënës i shkollës 9 vjeçare nga Cërriku, ka triumfuar në Amerikë duke u renditur i pari në botë në Olimpiadën e Matematikës. Lorisi arriti një rezultat të jashtëzakonshëm edhe në Kimi, ku zuri vendin e tretë.

Gara është zhvilluar në qytetin e Orlandos në Florida, Amerikë dhe nxënësi 15 vjeçar nga Cërriku ka ngritur lart flamurin shqiptar, duke u renditur i pari në botë, në olimpiadën për nxënësit e klasave të 9-ta.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rrallë, që tejkalon kufijtë lokalë dhe dëshmon potencialin e madh të të rinjve shqiptarë në konkurset më prestigjioze ndërkombëtare të dijes.

Lorisi është shprehur se studion matematikë 6-8 orë çdo ditë e padyshim si çdo adoleshent, 2 orë ja kushton telefonit. Teksa familja nuk mundej t’i garantonte djalit udhëtimin në SHBA, ai u ndihmua nga Bashkia Cërrik.

Me vendim të Këshillit Bashkiak, institucioni siguroi udhëtimin e Loris Qosjas dhe mësueses së tij të matematikës, Flutura Hoxholli, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një udhëtim nga i cili të dy kthehen fitimtarë dhe krenarë për arritjen e jashtëzakonshme.

15 vjeçari nga Cërriku triumfon në Amerikë, Loris Qosja i

Loris Qosja i pari në botë në Olimpiadën e Matematikës

Rezultati është fryt i talentit, punës së palodhur dhe përkushtimit të vazhdueshëm të 15 vjeçarit, si edhe i mbështetjes dhe punës profesionale të mësueses Flutura, e cila ka luajtur një rol kyç në përgatitjen dhe orientimin e tij drejt këtij suksesi.

Ka qenë pikërisht mësuesja që ka përzgjedhur Loris Qosjan për të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, pasi ka parë talentin, aftësitë dhe përkushtimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT