21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka kujtuar 21 janarin ku 4 qytetarë humbën jetën..
“21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.
Nuk ju harroj!”, shkruan Veliaj.