A është publikuar gjithë dosja Epstein? Demokratët amerikanë ngrejnë akuza të forta: Po mbahen të fshehura 2.5 milionë dokumente

Todd Blanche, zv.prokurori i përgjithshëm i SHBA, deklaroi se publikimi i dokumentreve nga dosja Epstein “shënon fundin e një procesi shumë gjithëpërfshirës të identifikimit dhe shqyrtimit të materialeve”, duke lënë të kuptohet se Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky rast konsiderohet i mbyllur.
Por demokratët vazhdojnë të argumentojnë se sipas tyre departamenti ka mbajtur të fshehura një numër të madh dokumentesh, respektivisht 2.5 milionë.
Sipas BBC, departamenti i Drejtësisë ka qenë nën shqyrtim të fortë kritikash pasi nuk arriti të përmbushë afatin e 19 dhjetorit për publikimin e plotë të dosjeve, siç parashikohet nga Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein, i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar në ligj në muajin nëntor.