Vjosa Osmani: Rama ishte i ftuar personalisht nga Trump, nuk e di përse nuk erdhi të firmosë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është tashmë shtet anëtar themelues i Bordit të Paqes me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ndërsa Osmani firmosi sot në Davos për themelimin e Bordit të Paqes dhe krah Donald Trump, kryeministri Edi Rama dhe pse i ftuar njësoj si Kosova, nuk mori pjesë në ceremoni.

Në një lidhje live në studion e “Top Story”, Vjosa Osmani nuk di të thotë se përse Rama mungoi, ndonëse tha se ishte i ftuar personalisht nga Donald Trump.

“Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të ftuarit e parë si shtet themelues. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Pse nuk ka arritur të udhëtojë kryeministri, besoj duhet të pyesni atë sepse orët e fundit nuk është se kemi komunikuar, por e di që ka qenë i ftuar”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kësaj pyetje, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Kuvend ku tha se mes babait dhe vajzës, zgjodhi të takohej me Ivanka Trump dhe kjo me lejen e Donald Trump. Në listën e vendeve anëtare themelues emri i Shqipërisë nuk është, por Rama tha se do të hedhë firmën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT