Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier-Shegan në aksin rrugor Lushnje Berat. Mësohet se një mjet tip “Benz” me targa AB 929 MT ka përplasur një këmbësor 55-vjeçar.
Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, 55-vjeçari nuk ka mundur të jetojë nga plagët.
Sakaq, policia e qarkullimit ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 35-vjeçar.