Aksidenti i frikshëm që u mori jetën 7 tifozëve të PAOK-ut! Mediat rumune japin DETAJE tronditëse

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti fatal me 7 viktima tifozë të PAOK-ut, mes të cilëve edhe nëj shqiptar Vasil Pilo. Sipas raportimeve të mediave rumune hetuesit kanë zbuluar subrtaca të ndaluara, alkool dhe oije energjike në minibusin që transportonte tifozët. Jo gjë sipas këtyre mediave hap një fushë të re hetimi mbi sjelljen e shoferit dhe të pasagjerëve.

Ku analizat e gjakut të shoferit 29-vjeçar tregojnë se kishte konsumuar substanca të ndaluara, drogë, përfshirë këtu edhe kanabis para përplasjes fatale.

“Në minibusin në të cilin vdiqën shtatë persona, dyshohet se u gjetën substanca të ndaluara, stimulantë dhe alkool. Gjithashtu, gjatë seancave dëgjimore, pasagjeri në pjesën e përparme të djathtë të minibusit deklaroi se shoferi kishte thithur edhe disa cigare me kanabis para aksidentit, dhe sipas informacionit tonë, shoferi 29-vjeçar që po drejtonte këtë minibus rezultoi gjithashtu pozitiv për substanca të ndaluara, pas analizave në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore”, shkruajnë mediat.

Autoritetet vendase janë po ashtu në hetim nëse ndonjë nga pasagjerët kishte përdorur lëndë narkiotike para aksidentit.

Kujtojmë se minibusi i cili transpirtinte 10 persona, u përplas “kokë më kokë” me një kamion pasi kishte kaluar në korsinë e kundërt teksa bënte një parakalim. Por ajo që është e habitshme dhe mbështet më shumë faktin që shoferi ka konsumuar këndë narkotike, është fakti që ai nuk kreu asnjë manovër shmangëse sipas pamjeve të aksidentit.

Një nga të mbijetuarit deklaroi se gjatë tejkalimit, sistemi automatik për mbajtjen e korsisë u aktivizua, duke bllokuar timonin. Specialistët po shqyrtojnë imazhet e aksidentit dhe e konsiderojnë të pamundur që kjo të ketë qenë shkaku kryesor i përplasjes.

Nga ana trjetër shoferi i kamionit, një shtetas polak me përvojë 34-vjeçare dhe mbi 1 milion kilometra të përshkuara, është shprehur se nuk kishte parë kurrë më parë një situatë të tillë. Hetuesit janë duke shqyrtuar gjithashtu gabimet e mundshme njerëzore dhe dështimet teknike të mjetit që mund të ketë kondribuar në aksident.

Tifozët e PAOK-ut po udhëtonin nga Greqia për në Lyon, Francë, për shkak të ndeshjes mes dy ekipeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT