Aksidenti tragjik i tifozëve të Paok, konfirmohet edhe viktima e parë shqiptare! Në fugon edhe një tjetër bashkatdhetar (EMRAT)

Detaje të reja ka dalë nga aksidenti tragjik në Rumani, ku 7 tifozë të PAOK humbën jetën, pasi fugoni me të cilin po udhëtonin është përplasur më një kamion.
Bëhet me dije se në mjetin i cili u bë “copash”, ishin edhe dy shqiptarë, teksa janë bërë me dije edhe emrat e tyre.
Për momentin është identifikuar se Vasil Pilo është viktima e parë shqiptare e aksidentit, ndërsa në fugon ndodhej edhe Genci Sadiku.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, apo nëse ai është në listën e personave që humbën jetën.
Nga pamjet e publikuara duket momenti kur fugoni me të cilin udhëtonin 7 viktimat po qarkullonte në korsinë e gabuar e cila rezultoi me përplasjen kokë më kokë me kamionin.