“Alarm i kuq” nga përmbytjet, ministria lëshon urdhër të menjëhershëm për EVAKUIM: Banorëve po u rrezikohet jeta

Duket se situata për shkak të përmbytjeve në Novoselë të Vlorës ka arritur në situatën kritike, pasi Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin menjëhershëm të banorëve.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës.

Sipas MM, përgjegjës për evakuimin e banorëve është Bashkia Vlorë, e cila duhet të zbatojë këtë urdhë në bashkëpunim me institucionet e tjera.

Ndërsa po ashtu Bashkia Vlorë ka përgjegjësi që të strehojë banorët e evakuuar.

Njoftimi i Mbrojtjes:

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM ????

Në zbatim të:

• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”

• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë *VLORË*

Njësisë Administrative *NOVOSELË*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

• Prefektin e Qarkut përkatës

• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

• Fëmijët

• Të moshuarit

• Personat me aftësi të kufizuara

• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

• Mjetet e Bashkisë

• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

• Policinë e Shtetit

• Njësitë e kujdesit shëndetësor

• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT