Amerika kujton miliona të vrarët e Holokaustit, njeh historinë e veçantë të Shqipërisë: Hebrenjtë gjetën strehim falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nderon gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke kujtuar përgjegjësinë e përbashkët për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit, me selinë diplomatike të Rrugës së Elbasanit e cila sjell një thënie të Sekretarit Marco Rubio se, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”.

Ambasada thotë se Amerika e njeh dhe historinë e veçantë të Shqipërisë, si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm.

“Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit”, thuhet në mesazh.

Shënimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe ritheksojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.

Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit.

Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT