Anglia tronditet nga publikimet e dosjes “Epstein”, Princi Andrew shfaqet mbi një femër në dysheme (FOTO SHQETËSUESE)

Andrew Mountbatten-Windsor, i njohur për miqësinë e tij me abuzuesin seksual të fëmijëve dhe përdhunuesin serial Jeffrey Epstein, ka dalë sërish në materialet voluminoze që ka publikuar Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Tre milionë faqe, 180,000 imazhe dhe 2,000 video u postuan publikisht të premten.

Ish-Duka i Jorkut shfaqet në fotografi shqetësuese që e tregojnë atë të përkulur mbi një femër të shtrirë në dysheme. Nuk është e kuptueshme qartë nëse ajo është një nga shumë viktimat e mitura, apo një grua e rritur, por shihet e shtrirë me fytyrën lart dhe krahët e hapur.

Anglia tronditet nga publikimet e dosjes

Fotot shqetësuese në dosjet e Epstein e tregojnë Andrew mbi një femër

Princi Andrew është zbathur dhe ka veshur xhinse, një bluzë polo të bardhë, së bashku me një orë argjendi. Një person tjetër mund të shihet në fotografi, i ulur në një karrige me lëkurë leopardi dhe këmbët lart mbi tavolinë.

Ashtu si shumica e materialit të publikuar në dosjet e Epstein, është e paqartë se kur ose ku janë bërë imazhet dhe nuk jepet ndonjë kontekst i mëtejshëm. Muajin e kaluar, një foto e Andrew i shtrirë në prehrin e pesë grave në Sandringham u publikua në një tjetër grup dosjesh.

Anglia tronditet nga publikimet e dosjes

Një fotografi e Andrew Mountbatten-Windsor i shtrirë mbi një rresht grash

Midis dokumenteve ishte edhe zbulimi se Andrew e ftoi  Jeffrey Epstein për darkë në Pallatin Buckingham disa ditë pasi mbaroi arresti i tij shtëpiak. Ai i premtoi pedofilit “shumë privatësi” pak pasi iu dha liria pas një dënimi për përdhunim të një të mituri.

Në emailin e habitshëm, të shtatorit 2010, Epstein kërkoi ‘kohë private’ gjatë një vizite në Londër , të cilës Andrew iu përgjigj: ‘Mund të darkojmë në Pallatin Buckingham dhe shumë privatësi’. Nuk është e qartë nëse oferta u pranua.

Anglia tronditet nga publikimet e dosjes

Fotot shqetësuese në dosjet e Epstein e tregojnë Andrew mbi një femër

Dosjet përfshijnë detaje rreth kohës së kaluar në burg të Jeffrey Epstein – duke përfshirë një raport psikologjik – dhe vdekjen e tij ndërsa ishte në burg, së bashku me të dhëna hetimore mbi Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e Epstein, e cila u dënua për ndihmën e tij në trafikimin e vajzave të mitura.

Ato përfshijnë gjithashtu email-e midis Epstein dhe figurave të profilit të lartë.

Shumë nga emailet dhe dokumentet datojnë më shumë se një dekadë më parë, duke shfaqur marrëdhëniet e Epsteinit mes problemeve të tij ligjore. Ai u dënua në vitin 2008 në Florida për nxitje seksuale nga një vajzë 14-vjeçare, pasi arriti një marrëveshje të diskutueshme pranimi fajësie me prokurorët.

Anglia tronditet nga publikimet e dosjes

Andrew Mountbatten-Windsor dhe Jeffrey Epstein në dhjetor 2010

Ai vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në burg nën akuzat për një rast të gjerë trafikimi seksual.

Jeffrey Epstein ishte një trafikant amerikan i qenieve njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve, përdhunues serial dhe financier. Epstein krijoi një rreth shoqëror elitar dhe siguroi të paktën 1,000 gra dhe vajza të mitura të cilat iu nënshtruan përdhunimit dhe dhunës seksuale të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT