Arrestimi i Maduros, analisti shqiptar: I paligjshëm! U shkel sovraniteti i Venezuelës, ajo sot mund të konsiderohet e pushtuar

Analisti dhe botuesi në median shqiptare Enton Abilekaj ka komentuar arrestimin nga SHBA-të të presidentit venezuelas Nicolas Maduro në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Abilekaj tha se kapja presidentit të Venezuelës nga SHBA një shkelje e ligjit ndërkombëtar, e sovranitetit të Venezuelës, sepse sot ajo mund të quhet e pushtuar.

Ai më tej ka deklaruar se Amerika nuk duhet të kishte ndërhyrë, pasi nuk ndjehet e kërcënuar ushtrakisht nga Venezuela

“Ka një ligj ndërkombëtar që mbron më të dobëtit jo më të fortët. Po të kujtojmë, lufta në Irak që u mbështet nga SHBA dhe Anglia u mbështet me fushatë për armët e shkatërrimit në masë që nuk e gjetën dhe kjo ndikoi pushtetin e Toni Bler dhe sulmi u konsiderua u paligjshëm. Amerika nuk ndjehej e kërcënuar ushtrakisht nga Venezuela. U kërkua mbledhja e këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse do të heqim dorë nga ligji ndërkombëtar do të kemi ligiin e xhunglës. Kjo nuk quhet si ndërhyrje ushtarake, por një aksion u shkurtër. Problemi është te ndërhyrja e sovranitetit të Venezuelës. Venezuela sot quhet e pushtuar”- tha Abilekaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT