Ata që e takuan, organizuan edhe planin e arratisjes! Kalohen në “sitë” vizitorët e Altin Ndocit për 6 muajt e fundit, në burgun e Durrësit

Pas arratisjes “spektakolare” të Altin Ndocit nga spitali në Durrës, zhvillime të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen

Janë marrë në hetim të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me Ndocin në burgun e Durrësit, gjatë 6 muajve të fundit.  Burime për mediat kanë bërë me dije se, personat që e kanë takuar janë edhe organizatorë të planit të arratisjes nga infektivi. Po ashtu është bërë një verifikim i tabulateve telefonike të familjarëve dhe personave që e kanë takuar në burg.

Gjithashtu kujtojmë se në media u publikuan dhe pamje nga momenti kur Altin Ndoci po largohej me vrap nga parikimi i spitalit të Durrësit teksa jashtë e priste një automjet tip “Audi A6”. Një tejtër video e publikuar tregonte se Altin Ndoci u shqoërua për në spital me ambulancëne  burgut, i palidhur me njërin prej policëve me pranga në duar, siç rregullorja e parashikon.

Të tilla pamje ngrejnë pikëpyetje për përfshirje dhe të efektivëve në planin e arratisjes, referuar shkeljeve të rënda të protokollit të shoqërimit të personave të dënuar apo të paraburgosur jashtë ambienteve të burgut.

Përveç faktit se i paraburgosuri nuk ka qenë i lidhur me pranga me efektivin e Burgjeve, tjetër shkelje është dhe se Altin Ndoci është lënë në sigurinë e 2 policëve, ku protokolli standard për persona që paraqesin rrezikshmëri ‘standarde’ parashikon 3 policë si shoqëruar. Qartazi Altin Ndoci nuk ishte i kësaj kategorie, por një person që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT