“Balta” e ish-të vetëve nuk ndal Ervin Salianjin, pas akuzave se është bërë palë me Pjerin Ndreun, ish-deputeti ka diçka për t’iu thënë demokratëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër figurat që dalë publikisht kundër lidershipit të kësaj force politike, Ervin Salianji, do të “stacionohet” këtë të diel në qytetin e Lezhës.
Si rrjedhojë, përmes një postimi në rrjetet sociale ai u ka bërë thirrje demokratëve lezhjanë që t’i bashkohen në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës.
“Shihemi sonte në Lezhë, në 18:00, tek Pallati i Kulturës”, shkruan Salianji. Ky takim i demokratit me mbështetësit e partisë blu vjen në vazhdën e një sërë takimesh në qytete të ndryshme të vendit.
Ashtu sikurse dhe takimet e kaluara, ku për në Elbasan vetë lidershipi i Partisë Demokratike e akuzoi se u ndihmua nga Suel Çela, për takimin në Lezhë kanë qarkulluar “thashetheme” se është Pjerrin Ndreu ai i cili ia ka organizuar.
E për këto akuza një reagim erdhi më herët edhe nga vetë Ndreu i cili hodhi poshtë këto pretendime të pabaza.
“Dhe thonë pastaj pse janë duke u kalbur në opozitë PD! Me broçkulla të tilla këta nuk vijnë më në pushtet e as me dylbi se shohin! Unë organizoj takimin e Salianjit dmth! Zot na ruaj!”, shkruante Ndreu, krah fotos me mesazhin që u kishte shkuar demokratëve.