“Bëjnë vetëm turizëm protestash!” Salianji “sulmon” lidershipin e PD-së: Ndërkohë që unë kam bërë burg, të tjerët kanë bërë leje, tendera, koncesione e para

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji këtë të shtunë po mban një takimin në qytetin e Korçës. Gjatë takimit të tij ai ka bërë disa deklarata të forta.

Akuza të forta ka drejtuar ish-deputeti ndaj lidershipit të PD, ku është shprehur se ata janë fajtorë që njerëzit sa vjen e po u bashkohen më pak.

“PD sot se kupton se pse ka problemin që mbledh tre herë më pak se shoqata e gjuetisë para kryeministrisë. Ne nuk mund të mbledhim njerëz më pak se në 2021 shoqata e gjyetarëve të Korcës. PD ka minimalisht 500 mijë mbështetës por ndërkohë sot kanë shkuar mijëra të tjerë që janë kundër qeverisë së Ramës. Disa thonë se kanë frikë nga regjimi demokratët. Po ata nuk kanë pyetur nga regjimi tjetër. Pse nuk paskan frikë që të mbushin sallat. Por kur thonë se kjo i shkon Ramës në interes, sikur këta e rrëzuan në 13 vite dhe kërkojnë se Ramën e mban cilido që bën pazare me të” u shpreh ai.

Teksa më tej shtoi se ai ka qënë duke bërë burg ndërkohë që të tjerë, duke iu referuar lidershipit të PD kanë qënë duke bërë para e tendera. “Nuk ka interes më të madh për demokratët që ta rrëzojnë, për mua personalisht që jam rritur në PD. Nuk ka interes më të madh për mua që bashkë me demokratët ta rrëzojmë se ndërkohë që secili prej jush ua di problemet kanë mbajtur kosto nga kjo qeveri, ndërkohë që unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë bërë leje, tendera, koncesione e para. Si mund të thuhet se qenka problem për PD. Unë dhe ju që e kemi mundur Ramën dhe jo këta që kanë që në 2013 që i dërrmon Rama në çdo palë zgjedhje.”

Salianji u ndal te përgjegjësia politike si edhe nevoja e një PD-je më të bashkuar dhe konkurruese përballë asaj që ai e cilësoi si n jë regjim që manipulon zgjedhjet. Teksa ka akuzuar që shshet e protestave janë bosh për shkak të rrogëtarëve që mbajnë peng PD.

“A ka përgjegjësi dikush, dakord jemi ne që Rama i vjedh zgjedhjet. Po sheshet kush na i vjedh që t’i kemi bosh, a kemi përgjegjësi ne për këtë. PD dhe demokratët, por jo vetëm demokratët, por 500 mijë opozitarë s’mund të jenë peng i 50 rrogëtarëve që duan të mbajnë PD peng, të përgjumur, të nëpërkëmbur. Interesi i demokratëve është të fitojnë zgjedhjet, interesi i rrogëtarëve janë privilegjet personale”, tha ai.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike se është duke ecur me dy standarte, sa i përket drejtësisë.

“S’mund të themi në 4 vite që do ta rrëzojmë sot Ramën dhe pastaj të bëjmë vetëm turizëm protestash bulevardi që nuk i shërbejnë PD. PD i shërben revolta, përballja përplasja me qeverinë, largimi i Ramës”, tha Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT