“Bëmë një gabim më 11 maj”, anëtari i Forumit Rinor nuk “kursen” Berishën: Shkelmuam Primaret, I morët hakun më të votuarve

Partia Demokratike ka mbajtur dhe të hënën e sotme foltoren poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Një nga folësit, Herakli Pina, anëtar i FRPD-së, iu drejtua Berishës për problemet që po has procesi i rithemelimit.

I riu i partisë përmendi procesin e Primareve, një process ky i pompuar fort nga PD si shembull i demokrcisë, por që u shkatërrua nga vetë ata që e ndërtuan, kështu tha Pina. I riu I FrPD-së tha se Primaret i morën hakut disa më të votuare demokratë dhe se PD nuk është më e aftë për të gjeneruar breza të rinj.

“Unë jam Herakli Pina, anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të PD. Pas zgjedhjeve lokale të 2023 kam pasur dilemën nëse duhet të merrem më me politike, madje i thash vetes të bëjë edhe një hap pas por së fundmi e kam shkelur këtë vendim timin, kam zgjedhur të flas përballë qeverisë. Angazhimi im politik është një mision shpirtëror. Zgjedh të flas këtu bashkë me ju.

Do përpiqen të jem i drejtë për ato qe nuk funksionuan pas rithemelimit tonë. Bashkimi në diversitet jo si tezë por si qasje dhe figurat e ardhura prej tij dështuan në zbatim. Edhe sot e gjykojë të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyera mes nesh. Madje e gjejë krejt pa vend gradimin e tyre me pozita drejtuese brenda PD.

Shkelmuam pa kuptim procesin që vetë e pompuam aq fortë si shembull të demokracisë së brendshme, primaret, i morëm hakun disa prej më të votuarve. PD po riciklon dhe nuk po rigjeneron breza. Më e rënda ka të bëjë me sjelljen tona pas 11 majit, aty ku ne nuk u bënë bashkë të ulemi dhe ta shohim njëri tjetrin në sy dhe të ngrihemi me baza të shëndosha”, është shprehur ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT