Berisha flet për “21 Janarin”: Faji është i Ramës se montoi VIDEON e Metës me Filip Çakulin

Teksa sot bëjnë 15 vite nga ngjarja e 21 Janarit 2011, ku katër protestues humbën jetën përpara Kryeministrisë, kreu i PD-së Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte kryeministër, ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës.

Gjatë “Foltores” së zhvilluar në Degën 2, Berisha hodhi akuza ndaj Ramës, teksa tha se ka montoi videon ku shfaqeshe Ilir Meta, e cila më vonë u bë shkak për demonstradën e 21 janarit.

“Shikoni miq, sot është 21 Janari. Çfarë bëri Edi Rama në vitin 2011?  Montoi një trillim, absolut trillim, me një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti. Ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen, Ymer Tola, i cili kishte fituar një gjyq me një kompani italiane për një hidrocentral, i thoshte që zoti ministër më zbato vendimin e gjykatës, se gjatë këtyre tre muajve që nuk ke zbatuar vendimin, ndërmarrja ime ka humbur 700 mijë euro”, tha Berisha.

Më tej kryedemokrati akuzoi edhe drejtuesin e emisionit “Fiks Fare”, Filip Çakuli, se bashkëpunoi me Ramën për montimin e videos.

“Meqenëse ishte përdorur fjala 700 mijë, Edi Rama me Filip Çakulin e kishin montuar këtë, shtuan fjalën ryshfet, dhe ja ku është korrupsioni. Çfarë bëri zëvendës kryeministri? Zëvendës kryeministri i cili, në qoftë se largohej nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, se ato ishin votat. Jo. Ai më erdhi, jo kur kërkoi prokurori, po me datën 14 më erdhi në zyrë, unë tha do jap dorëheqjen, do dorëzoj imunitetin, sepse nuk kam ndërmend të paraqitem tek prokurori si zëvendës kryeministër”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT