“Berisha ka vrarë kombin e vet”, Çupi: Përveç njollës “non grata”, bota perëndimore e njeh kreun e PD si trafikant

Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh se bota perëndimore e di shumë mirë se kush është e shkuara e Sali Berishës.

Ai theksoi se përveç damkës “non grata” të vendosur nga SHBA dhe Britania e Madhe, për veprimtarinë e tij ka dhe informacione të tjera që e lidhin kreun e Partisë Demokratike me botën e errët të trafikut të drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“I gjithë ky glob, që duket i hallakatur, i shpërndarë, në diversitet, prej shekujsh ka një lidhje qeverisëse morale dhe ligjore ashtu si dhe ushtarake. Çfarëdo që të ndodh në glob, janë forcat përparimtare perëndimore, të cilat i balancojnë të gjitha gjërat, nëse SHBA e shpallin dikë non grata….

Ka një gjë tjetër përveç “non grata”, Berisha është bashkëpunëtor i terrorizmit, është vrarës i kombit të vet, është trafikant njerëzish dhe trafikant droge dhe bota e shpërndan këtë informacion këtë në kanale të sigurta.

Bota pasi e merr këtë informacion, nuk të fton. Nuk mund të ftohet Bin Laden në Europë, as Ajatollahu në Evropës, nuk mund të ftohës as Sali Berisha”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT