Berisha me “të vetët” kanë paralajmëruar rënien e qeverisë, “blindohet” Kryeministria, snajperistët pozicionohen në tarracë

Një orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ambientet e Kryeministrisë janë blinduar.

Rreth 1350 efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në terren me qëllim mbarëvajtjen e protestës e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia është pozicionuar te Kryeministria dhe në disa pika të tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse ka incidente.

Po ashtu, snajperistët janë vendosur në tarracën e kryeministrisë, ndërkohë që para ambienteve të selisë blu kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë.

Më herët kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një thirrje të fundit të gjithë demokratëve që t’i bashkohen. Ai shkruan se dita e sotme është dita kur populli opozitar do t’i bëjë “gjyqin” Edi Ramës, njeriu i cili sipas tij është i lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT