Berisha nuk pendohet për 21 Janarin: Garda ka zbatuar ligjin, e organizoi Edi Rama dhe Filip Çakulli

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk shprehu asnjë pendim për krimin shtetëror të 21 Janarin.

I pyetur për këtë 15-vjetor, ai u shpreh se gjithçka është organizim i Edi Ramës dhe i Filip Çakullit, të cilët manipuluan dhe keqinformuan me një video të një bisede mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Berisha u shpreh më tej se ai nuk ka asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore, sepse, siç tha ai, Sali Berisha u rrethua në zyrë.

Garda, u shpreh kreu i PD-së, zbatoi vetëm ligjin, ndaj Prokuroria dhe ato dënime që dha.

“Përgjegjësia ime pse Edi Rama falsifikon në mënyrën më kriminale, nuk është përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime se unë kisha trajtuar me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës, pa asnjë cenim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik. Përgjegjësia ime se hidhte gurë dhe plumba, e mohoi sot, por janë të dokumentuara, janë të dokumentuara, nuk blindoja zyrën unë, isha në zyrë se isha në të drejtën time.”  – tha, mes të tjerash, Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT