Berisha shkon në Strasburg për “inat” të Ramës! Kreu i PD i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë Parlamentare të KE (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha që prej  ditës së djeshme ndodhet në Strasburg ku është duke u mbajtur mbledhja e Aasmbalesë së KE.

Këtë paradite ai ka marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë, i ulur në në vendin e Albana Vokshit, e cila në fakt është pjesëtarja e vetme e PD në këtë delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë. Duke qënë se nuk lejohen dy pjestarë.

Por kreu i Partisë Demokratike duke dashur të tregojë ndoshta se i ka “punët” mirë me ndërkombëtarët, për “inat” të kryeministrit i cili aktualisht ndodhet ne Izrael, është futur në mbledhje si zëvëndësues i Albana Vokshit.

Duke dhënë kështu ndoshta tek të vetët “mesazhin” se nuk është i izoluar nga ndërkombëtarët.

E përpos kësaj Berisha “ka nxjerrë keq” edhe imazhin e Shqipërisë duke u shprehur: “Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.

Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale”

Berisha shkon në Strasburg për “inat” të Ramës!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT