Breshëri sulmesh për NATO-n nga SHBA, Trump: Pa mua aleanca do të ishte një grumbull hiri! E trishtueshme, por e vërtetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk duket se do të ndalojë ushtrimin e presionit mbi shtetet anëtare të NATO-s dhe vetë aleancës për aq kohë sa këto vende do të vijojnë të jenë pengesë për qëllimin e Trump për të blerë Groenlandën.

Në një postim në rrjete sociale, Trump shkroi se nëse ai nuk do të ishte zgjedhur president i Amerikës, NATO nuk do të ishte asnjë tjetër veçse një grumbull hiri për historinë.

Asnjë person i vetëm, apo President, nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa Presidenti Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të kisha ardhur, nuk do të kishte NATO tani!!! Do të kishte qenë në hirin e historisë. E trishtueshme, por e vërtetë!!!”, thuhet në postimin e Trump.

Ky postim vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme për vendosjen e tarifave për shtetet evropiane, të cilët në kundërshtim me Trump, kanë dislokuar në Arktik trupa ushtarakë me qëlli, ruatjen e stabilitetit.

Ndërkohë theksojë se Trump është shprehur më i gatshëm se kurrë për të sakrifikuar anëtarësinë në NATO për të arritur aneksimin e Groenlandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT