“Çfarë dreqin ndodhi?”, Trump tallet me presidentin e Francës në Davos: Bën të fortin me ato syze të bukura

Gjatë fjalimit që zgjati 1 orë e 12 minuta nga 45 minuta që ishte parashikuar, presidenti i SHBA-së Donald Trump, nuk mundi të mos përmende në Davos homologun e tij francez dhe daljet e tij me syze dielli në publik. “Çfarë dreqin ndodhi?”, tha Trump në podium duke shkaktuar dhe të qeshura në sallë.
Trump kritikoi Macron duke thënë “bën të fortin me zo syze të bukura dielli”, në kuadër të pozicionimit të presidentit francez kundër SHBA-së në qëllimin për të aneksuar Groenlandën. Më tej Donald Trump shtoi: Nuk do ta besoni, por më pëlqen Emmanueli”.
Javën e kaluar, Emmanuel Macron në një dalje shtetërore, u shfaq me njërin sy të skuqur, ndërsa sqaroi se nuk është diçka serioze, vetëm një infeksion. Më vonë ai vendosi një palë syze dielli dhe kjo për të mbrojtur syrin nga përkeqësimi.
Theksojmë se Franca është një prej shteteve që pritet të sanksiononet nga SHBA për shkak të pengesës që kanë shkaktuar për aneksimin e Arktikut.