Çfarë pritet të ndodhë me Rogertin në “BBVA5”? Familja e një tjetër banori kërkon marrjen e masave për të (REAGIMI)

Ditën e sotme, familjarët e banores aktuale të “BBVA5”, Selin Bollati, përmes një reagimi zyrtar, kërkojnë nga ana e produksionit të këtij reality show, që të merren masa ndaj Rogertit.

Në faqen zyrtare të Instagramit të Selin, ata shkruajnë se janë në pritje të marrjes së masave të duhura ndaj Rogertit, pasi ky i fundit ka përdorur një gjuhë denigruese ndaj vajzës së tyre, duke i cënuar asaj nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si femër.

Më tej familja e Selin, nënvizon se nga i njëjti banor, ndaj vajzës së tyre janë ngritur akuza të pavërteta të cilat mund t’i dëmtojnë asaj imazhin.

Sipas tyre kjo sjellje është e patolerueshme, sepse nuk është në kuadër të lojës, por është totalisht një dhunë psikologjike, bullizimin dhe cënim i rëndë i dinjitetit të Selinit.

Sakaq, kujtojmë se Rogerti jo rrallë-herë ka ndikuar negativisht në gjendjen emocionale të Selin, sa ajo ëshhtë parë duke qarë prej tij.

Një nga deklaratat e tij që e preku më së shumti banoren, ka qenë se “po të ishte ai vëllai i Selin, nuk do e fuste më në shtëpi”, për shkak të marrëdhënies që ajo ka krijuar në “BBVA5” me Mirin.

Mirëpo, në lidhje me këtë situatë, vëllai i banores, Dj Onno na e vërtetoi në takimin e tij me Selin se ai nuk i mban qëndrim motrës së tij për këtë pjesë. Por megjithatë ai i ka sugjeruar që të luaje e vetme sepse është lojtare akoma më e fortë.

Kujtojmë se para pak ditësh dhe familja e Malit kërkoi nga ana e produksionit marrjen e maave për Rogertin, për të njëjtën arsye. Për rrjedhojë, në prime-n e së martës u zbulua se produksioni e ka vendosur Rogertin si lojtar në televotim të përhershëm.

Por se çfarë masash do të merren ndaj Rogertit pas këtij reagimi, kjo pritet për t’u parë në vijm.

Çfarë pritet të ndodhë me Rogertin në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT