Dalin PAMJET e papublikuara më parë, momenti kur Jeffrey Epstein vrapon për të kapur fëmijët (VIDEO)

Një video e papublikuar më parë po bën xhiron e rrjetit, pasi abuzuesi seksual i fëmijëve, Jeffrey Epstein shfaqet duke ndjekur me vrap disa të mitur dhe gra, brenda një kuzhine.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet janë siguruar nga dosja e bujshme “Epstein”, nga e cila së fundmi kanë dalë detaje të reja që nxjerrin në pah “marrëdhëniet” e Epstein me figura politike të njohura, mes tyre presidenti amerikan, Donald Trump, ish-ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak si dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic.
Në videon e mëposhtme mund të shikoni momentin kur Jeffrey Epstein ndjek me hapa të shpejtë fëmijët brenda një kuzhine.
Çështjes së Epstein i kanë kushtuar rëndësi dhe mediat shqiptare, pasi së fundmi doli në pah se në dosjen e tij janë përmendur dhe shtetas shqiptarë.
Më konkretisht bëhet fjalë për një vajzë shqiptare midis 21 dhe 22 vjeçe, siç e përshkruan agjenti i abuzuesit seksual të fëmijëve dhe përdhunuesit serial Jeffrey Epstein, e cila i kërkon këtij të fundit mendim nëse mund ta marrë në intervistë për punë apo jo.