Damian Gjiknuri e thotë troç: Situata politike ku jemi dhe zgjedhja e Shabanit si Avokat na penalizoi për reformën zgjedhore me PD

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ishte ndër të vetmit drejtues të komisioneve në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave që artikuloi se situata politike penalizon reformën më të rëndësishme në vend, atë zgjedhore.
Ai tha se situate e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, dhe “situata politike të mëvonshme” kanë sjellë ndërprerjen e punës së këtij komisioni që nuk dihet sesi do të vazhdojë më vonë.
Pjesë nga fjala e Damian Gjiknurit
“Puna e komisionit është sui generis sepse diktohet nga bashkëdakortësia. Kjo traditë ka qenë që nga 2001, kemi pasur reforma të suksesshme por shpeshherë edhe dështime.
Sot që flasim jemi para faktit që komisioni ka një axhendë dhe program pune. Dhe si prioritet I vendosëm vetes që të trajtonim ligjin e financimeve politike. U futën dhe partnerët ndërkombëtarë që të shtynin këtë proces përpara. Por sot gjithë ky process është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe më tutje me situatat e reja politike.
Kështu që procesi ka ngrirë. Në këtë pikëpamje ajo që mbetet të shihet është se si do të ecim më tutje. Kuptohet që ligji për financimin e partive politike kërkon dakortësi. Kjo është një vendimmarrje politike sesa mund të ecim përpara edhe pa palën tjetër. Kjo është pika e parë e nxehtë që do të përcaktojë edhe trendin për më vonë. Drafti për partitë politike është I bërë.
Sa I përket Kodit kemi më shumë kohë. Synimi është që deri në korrik ta përfundojmë. Ne si PS nga reformat kemi realizuar objektivat tona. Dhek jo është futur edhe në procesin e integrimit europian dhe do pak kujdes nga ana politike.”