Deputetët shumë shpejt me një Parlament të ri, Rama u tregon “rrugën” ligjvënësve socialistë, “të vetët” e dëgjojnë me vëmendje dhe mbajnë shënime

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë për këtë vit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u bëri të qartë atyre se duhet të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe të inspektojnë nga afër zonat e tyre elektorale.

Sipas liderit të së majtëve dhe njëkohësisht kreut të qeverisë, terreni nuk duhet të braktiset dhe se duhet të punojnë fort për të mbajtur fjalën që u kanë dhënë shqiptarëve më 11 Maj, sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deputetët shumë shpejt me një Parlament të ri, Rama u tregon

Anila Denaj dhe Bledi Çuçi

“Ribraktisja e territorit si zakonisht në të shkuarën nuk duhet të dhe nuk do të mund të jetë një opinion  për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do të flasim më konkretisht në asamblenë e ardhshme së shpejti, besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë. 83 mandatet imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke filluar nga detyrimi që fundin e 2027 ne të dalim përpara atyre që na i dhanë 83 mandate dhe atyre që nuk na votuan dhe tu themi që ne e bëmë atë që ju kërkuam votën. I mbyllëm negociatat me BE, i mbaruam detyrat tona”, tha Rama ndër të tjera teksa theksoi po ashtu në fjalën e tij se administrata e Kuvendit duhet të modernizohet dhe të vendosen piketat për godinën e re të Parlamentit të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Administrata e Kuvendit duhet të modernizohet punë për të cilën do të flas kryetari, dhe nga ana tjetër duhet sigurisht që të vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të Parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë shkojnë në të njëjtin drejtim, Asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të punës së madhe që po bëjmë, por ndihmojmë për ti dhënë më shumë hapësirë dhe energji pozitive punës së deputetëve të cilët duhet të mos e ndërpresin, ta artikulojnë edhe më mirë punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor.

Ribraktisja e territorit si zakonisht në të shkuarën nuk duhet të dhe nuk do të mund të jetë një opinion  për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do të flasim më konkretisht në asamblenë e ardhshme së shpejti, besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë. 83 mandatet imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke filluar nga detyrimi që fundin e 2027 ne të dalim përpara atyre që na i dhanë 83 mandate dhe atyre që nuk na votuan dhe tu themi që ne e bëmë atë që ju kërkuam votën.

I mbyllëm negociatat me BE, i mbaruam detyrat tona”. Detyra tjetër është sigurisht pjesa e këmbënguljes politike, me të gjitha qeveritë që të bëjnë ratifikimet që të anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT