“Dihet fati i Salianjit, do të përfundojë të gjithë grupet armiqësore”, Lesi: Berisha ikën bashkë me PD-në në botën tjetër

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u shpreh se fati i Ervin Salianjit do të jetë i njëjtë me atë të shumë eksponentëve të PD-së ndër vite.

Sipas Lesit, Salianji do të përfundojë “si gjithë grupet armiqësore”, duke theksuar se kjo ka qenë gjithmonë metoda e ndjekur nga Sali Berisha.

Ai deklaroi se PD nuk do të rikthehet më në pushtet dhe se Berisha do të largohet bashkë me partinë.

“Për mua kështu ndodh, PD vdes me doktorin,” ka theksuar Lesi gjatë intervistës.

Pjesë nga biseda: 

Nikoll Lesi: Kështu ka bërë doktori që në 1992. Nxirrte grupet armiqësore. Madje edhe Azem Hajdarin e përjashtuan nga PD njëherë. Kështu ka punuar pastaj me grupe të tjera armiqësore. Pra Salianji do të përfundojë si fati i gjithë grupeve armiqësore. Këtë metodë ka, nuk pranon doktori. Ai kur tha është vetëpërjashtuar, nuk ka vetëpërjashtim…

Ergys Mërtiri: Por sot Berisha nuk është ai që ka qenë, pjesa më e madhe e elektoratit të tij janë të dëshpëruar. Berisha tani duhet të përballet me një të vërtetë, që një pjesë e madhe e votuesit të PD do ndryshim.

Nikoll Lesi: Doktori ikën bashkë me PD-në në botën tejtër, se doktori vdes 105 vjet, por doktori e merr PD-në me vete andej, nuk e lëshon PD-në doktori.

Ergys Mërtiri: Po, por kjo do të krijojë krisje të madhe aty, do ta katandisë partinë në kioskë.

Nikoll Lesi: Fakti që kandidon në prill dhe fiton, shkon deri 86 vjeç, e me rradhë. Për mua kështu ndodh, PD vdes me doktorin.

Andi Tela: Derisa doktori thotë jam misionar, dhe do kandidoj prapë, atje do të jetë në krye të PD-së. Salianji nëse do të bëjë luftë dhe është në gjendje të krijojë një grup njerëzish, le ta bëjë, çështje force është kjo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT