Donald Trump i rrethuar nga “armiq”, deputetët iranianë brohorasin “vdekje Amerikës” (VIDEO)

Me tensione u shoqërua seanca plenare në parlamentin iranian, me ligjvënësit që u mblodhën rreth podiumit duke brohoritur “Vdekje Amerikës”.

Deputetët filluan të brohorasin vetëm pak pasi kryetari i parlamentit përfundoi një fjalim përmes të cilit paralajmëroi për hakmarrje në rast të një ndërhyrje të mundshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në Iran.

Slogani “Vdekje Amerikës”, është historikisht i lidhur me Revolucionin Islamik dhe u vendos nga udhëheqësi i parë suprem i vendit, Ajatollah Ruhollah Khomeini , i cili udhëhoqi përmbysjen e regjimit të shahut të fundit, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 1979.

Teherani kërcënoi të hënën se do të hakmerret kundër çdo sulmi amerikan ndaj Iranit duke synuar Izraelin dhe bazat amerikane, ndërsa burime izraelite thanë se Izraeli ishte në gatishmëri të lartë për ndërhyrje të mundshme amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka kërcënuar vazhdimisht se do të ndërhyjë në Iran ditët e fundit dhe i ka paralajmëruar udhëheqësit e vendit kundër përdorimit të forcës kundër protestuesve.

Të shtunën, Trump përsëriti se SHBA-të janë “gati të ndihmojnë “protestuesit iranianë”.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor në Teheran në përgjigje të inflacionit të lartë dhe një ekonomie të dobët. Ato tani janë përhapur në qytete të tjera, duke marrë një kthesë politike, dhe ka pasur trazira dhe përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë. Autoritetet iraniane akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave.

Sot, kryetari i parlamentit të Iranit , Mohammad Baqer Qalibaf , iu drejtua ligjvënësve dhe paralajmëroi SHBA-në “të mos bëjë llogaritje të gabuara”.

“Le të jemi të qartë: në rast të një sulmi ndaj Iranit, territoret e pushtuara (Izraeli), si dhe të gjitha bazat dhe anijet amerikane, do të jenë objektivat tona legjitime”, theksoi Qalibaf.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT