Durrësi nuk mban më! Qytetarët vërshojnë në rrugë, kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qindra qytetarë të Durrësit po marshojnë këtë pasdite në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse, për situatën e katastrofike të përmbytjeve.

Prej rreth tre ditësh, shtëpitë, bizneset, makinat dhe tokat bujqësore janë nën ujë, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Siç shihet, pjesëmarrja është e lartë dhe ata pretendojnë se kjo situatë nuk ka ardhur nga natyra, por nga keqqeverisja për më shumë se dy dekada e gjysmë, nga Parti Socialiste. Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo, do t’i ndihmonte banorët e prekur nga përmbytjet dhe do e detyronte shtetin të paguante qindarkë për qindarkë dëmin.

Durrësi nuk mban më! Qytetarët vërshojnë në

Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja mes protestuesve

“Durrësi skenë krimi”, lexohet në një nga pankartat që mbajnë qytetarët, të cilët po marshojnë përmes rrugëve kryesore, me drejtim final qendrën e qytetit, aty ku ndodhet Bashkia dhe institucionet e tjera vendore.

Newsbomb.al ka mundur të evidentojë mes pjesëmarrësve edhe funksionarë të lartë të Partisë Demokratike, konkretisht deputetët Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja.

Kjo është hera e disatë që banorët e Durrësit përmbyten dhe siç janë shprehur për mediat që po ndjekin marshimin, nuk kanë marrë ende dëmshpërblim, pavarësisht se është deklaruar se përllogaritjet për dëmet janë bërë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT