Dy shqiptarë, babë e bir u qëlluan me armë në mes të lokalit të tyre në Greqi! Policia ngre DYSHIMIN: Rivalitet mes…

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Greqi, ku si pasojë e të shtënave u plagosën dy shtetas shqiptar në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë, babë e bir.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm, ku një person i armatosur ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.
Autori i ka qëlluar të dy personat babë e bir në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Më pas ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit Paleo Faliro ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ku ndër pistat e dyshimit është ajo e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futvbollit pasi 39 vjeçari është pjesë e grupimit të oganizaur të tifozëve “A.E.K”.