E ardhmja e Groenlandës diskutohet sot në Davos, Trump publikon mesazhet që i ka dërguar Macron, Presidenti francez i habitur: Nuk e kuptoj çfarë po bën…

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar mesazhe private me udhëheqësit europianë në lidhje me Groenlandën, në postime të shumta në mediat sociale, ndërsa ra dakord për një takim në lidhje me ishullin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë.

Paraprakisht, ai ka përsëritur kërcënimet e tij për të blerë Groenlandën, duke e shpallur atë “të domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore”.

Presidenti Donald Trump ka postuar në “Truth Social” një mesazh nga udhëheqësi francez Emmanuel Macron, i cili vë në pikëpyetje qëndrimin e SHBA-së për Groenlandën. Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, në pamjen e ekranit thuhet, pjesërisht:

“Miku im,
ne jemi plotësisht dakord për Sirinë.
Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin.
Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”

E ardhmja e Groenlandës diskutohet sot në Davos, Trump publikon

Një burim pranë Macron i ka thënë CNN-së se mesazhi është autentik. Ditët e fundit, presidenti franceza e ka cilësuar kërcënimin e Trump për tarifa mbi Groenlandën si “të papranueshëm” dhe e ka refuzuar ftesën e Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës.

Orë më parë, Trump tha në një postim të veçantë se pati një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Mark Rutte në lidhje me Groenlandën dhe ra dakord për një takim me “palët e ndryshme” në forumin e Davosit në Zvicër.

“Do të përdor angazhimet e mia mediatike në Davos për të nxjerrë në pah punën tuaj atje, në Gaza dhe në Ukrainë. Jam i përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara në çështjen e Groenlandës. Mezi pres t’ju shoh. I juaji, Mark.”

Fotografia e bisedës u postua së bashku me mbishkrimin “Faleminderit Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT