E dielë “kaotike” për qarkun e Vlorës! Pas zjarrit në Orikum, era e fortë rrëzon pishat dhe bllokon qarkullimin drejt Zvërnecit

Situata është paraqitur kaotike në disa zona të qarkut të Vlorës, këtë mbrëmje të diele.
Ku si pasojë e erës së fortë disa pisha janë rrëzuar mbi rrugë në Pyllin e Sodës duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit, por edhe duke u bvërë rrezik për autojetet që kalonin në atë rrugë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë prerë pemët e rrëzuara dhe kanë liruar rrugën, duke rikthyer qarkullimin normal.
Kujtojmë se pak më parë u raportua për një zjarr me përmasa të konsiderueshme në zonën e Pashalimanit në Orikum.