VIDEO/ E RËNDË te Rruga e Arbrit! I riu tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ura, shpëtohet mrekullisht nga udhëtarët e rastësishëm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme te Rruga e Arbrit, pranë urës së Vashës ku një i ri u përpoq të vetëvritej. Por kjo ngjarje fatmirësisht u shmang nga ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve të cilët po udhëtoin në atë segment, ku i riu është shpëtuar vetyëm pak sekonda para se të hidhej.
Sipas dëshmisë së njërit prej të pranishëmve, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe i riu është shpëtuar për 10 sekonda.
Sipas raportimit të JOQ, i riu ka qënë i vetëm në momentin e ngjarjes, teksa ndërhyrja e qytetarëve ka qënë vendimtare për shpëtimin e jetës së tij.
Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes, dhe ato që e kanë shtyrë të riun drejt klëtij akti, madje as edhe mosha ekzakte e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.