“Edi Rama ka mbaruar”, Berisha deklaroj fundin e qeverisë, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura mbrëmjen e kësaj të shtune, ku miëjra demokratë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Pas fjalës së ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaroi se opozita është në kilometrin e fundit të triumfit dhe tensioneve e molotovëve të hedhur në drejtim të Kryeministrisë dhe efektivëve të policisë, Balla shkruan se demokratët ose ndryshe siç ai e quan “fronti i të keqes” ka ndjekur të njëjtin skenar.

Balla shpreson më tej se policët të cilët mbetën të plagosur si pasojë e moltovëve të mos kenë dëmtime serioze.

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, shkruan Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT