Edi Rama me “kipah” mbi kokë lutet në Murin e Lotëve në Jeruzalem!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama shkoi dje në Murin e Lotëve në Jeruzalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë mund të luten.

Muri është pjesë e strukturës mbajtëse të Tempullit të Dytë, I shkatërruar nga romakët në vitin 70 pas Krishtit. Quhet Muri I lotëve sepse hebrenjtë në shekuj qajnë aty për mungesën e paqes në tokën e shenjtë, por edhe një vend lutjeje dhe shprese ku njerëzit fusin letra me lutje mes gurëve të murit, raporton Newsbomb.al.

Edi Rama shfaqet duke future letrën e tij në këtë mur ndërkohë që mban mbi kokë një Kipah, kapelen që mbahet prej izraelitëve në shenjë respekti dhe përulësie ndaj zotit.

Muri është I lidhur edhe me luftën globale kundër antisemitizmit. Edi Rama ka vizituar ekspozitën e re “Porta e Qiellit” ku vendosi një shënim dhe shkroi: “Është gjithmonë një përvojë unike të qëndrosh këtu!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT