Erion Veliaj pretendoi se policia e “harroi” në qeli, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ishim në kohë por refuzoi të dilte

Sot u parashikua të mbahej seanca e rradhës paraprake për kryebashkiakun Erion Veliaj, por ajo u shty për datën 19 Janar. U raportua se shkak për lkëtë u bë fakti që Veliaj nuk u shoqërua në kohë nga paraburgimi, por përms një deklarate për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhgur poshtë pretendimin e kryebashikakut.
Përmes deklaratës thuhet se: “Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.”
Dhe theksoi se në lidhje me vnesat apo ndryshimet e orarit kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht.
Deklarata e plotë:
DEKLARATË PËR SHTYP
Në lidhje me reagimin e bërë në media nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se janë të pavërteta pretendimet lidhur me orarin e transferimit të shtetasit Erion Veliaj nga IEVP Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.