FAKSIMILE/ Erion Veliaj pagoi 220 milionë lekë në Amerikë kundër prokurorit që e burgosi: Ols Dado është anëtar aktiv i PD, edhe gjyqtari Erion Bani është i njëjtë

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër prokurorit Ols Dado, gjyqtarit të posaçëm Erion Bani dhe Prokurorisë së Posaçme. Vlera është plot 220 mijë dollarë ose rreth 220 milionë lekë të vjetra.

Një pjesë nga dokumenti në gjuhën angleze ka rrjedhur në media dhe tregon mënyrën sesi Erion Veliaj është përpjekjur të denigrojë figurën e prokurorit dhe gjyqtarit të posaçëm, duke i bërë ata anëtarë aktivë të Partisë Demokratike.

Ndërsa për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) thotë se ajo ka diktuar caktimin e gjyqtarit nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Kujtojmë se, menjëherë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndaj prokurorit që firmosi urdhrin nisi një fushatë e ashpër shpifjesh dhe fyerjesh në media, me qëllim denigrimin e figurës së Ols Dados dhe në tentativë për të tjetërsuar faktet e arrestimit.

“Hetimi i SPAK ndaj Erion Veliajt drejtohet nga prokurori Ols Dado, i cili është në konflikt interesi. Dado është anëtar aktiv i Partisë Demokratike, e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili është sanksionuar dhe i është ndaluar hyrja në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Berisha dhe Partia Demokratike synuan rikthimin në pushtet në zgjedhjet e 11 majit.

Nga ana tjetër, Dado është edhe zhvillues pronash në Tiranë. Ai ka paraqitur pranë Bashkisë një kërkesë për ndryshimin e një lejeje ndërtimi për një pronë, por kjo kërkesë është refuzuar. Në një situatë të pazakontë dhe problematike, ai sot po heton Erionin, si edhe ndërtues të tjerë, të cilëve u janë miratuar leje ndërtimi në Tiranë.

Nuk ka asnjë provë për shkelje ligjore në procesin e miratimit apo refuzimit të këtyre lejeve. Megjithatë, Erioni është i vetmi person nën hetim që është vendosur në paraburgim.

Gjyqtarët e SPAK caktohen sipas një sistemi rotacioni. Në këtë rast, SPAK duket se është siguruar që çështja e Erionit t’i caktohej një gjyqtari me lidhje të njohura me Partinë Demokratike” (e ka fjalën për Erion Banin)”, thuhet në dokumentin e fragmentarizuar që ka rrjedhur në media.

FAKSIMILE/ Erion Veliaj pagoi 220 milionë lekë në Amerikë

FAKSIMILE/ Erion Veliaj pagoi 220 milionë lekë në Amerikë kundër prokurorit që e burgosi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT