FOTO/ 28 vjet nga sulmi i dytë serb në kullën e tyre, familja Jashari feston në Kosovën e lirë, fejohet Hamëza i ri

Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes Jashari mbi pushtuesit serb, 22 Janar, në Kosovën e lirë festohet. Familja Jashari ka vendosur që një nga pasardhësit, Hamëz Jashari, të fejohet në ditën e përvjetorit të 28 të sulmi mbi kullën e tyre.

Hamëz Jashari i ri, është nipi i komandantit Hamëz Jashari, vëllai i legjendarit Adem Jashari. Ai është djali i Bekim Jasharit dhe ka ngjallur emrin e gjyshit të tij.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente nga kjo ditë tejet e rëndësishme për çiftin, teksa ata vendosën unazat në prani të familjes Jashari dhe njerëzve të afërt, raporton newsbomb.al.

FOTO/ 28 vjet nga sulmi i dytë serb në kullën e tyre, familja

Hamëza dhe Enesa ne varrin e Adem Jasharit

“Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë.

Hamëza, që mban me krenari emrin e babushit, u fejua me Enesa Imeri, në Kosovën e lirë, këtë Kosovë që u ndërtua mbi themele të forta, themele që u hodhën para së gjithash nga të rinjtë dëshmorë të cilët sakrifica për liri i bëri të pavdekshëm.

Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë”, shkruan babai, Bekim Jashari, i cili ka qenë kryetar i Komunës Skënderaj.

FOTO/ 28 vjet nga sulmi i dytë serb në kullën e tyre, familja

Hamëza kërcen me Bashkim Jasharin, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (USHTRIA)

Më 22 janar 1998 në Prekaz ka pasur luftime mes familjes Jashari dhe forcave serbe. Atë ditë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, forca të policisë serbe ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Familja heroike nuk u dorëzua dhe i bëri ballë sulmeve të armikut, duke marrë plagë nga rezistenca e armatosur, ndërsa forcat serbe të gjendura në kundërsulm, u detyruan të tërhiqen, përcjell newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT