Gazi lotsjellës në protestën e PD i skaduar, Adriatik Lapaj: Edhe hajdutë dhe të dhunojnë, regjimi të hapë krahun

Drejtuesi i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar protestën e organizuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike.

Lapaj ka postuar disa foto nga protesta e sotme nga uji dhe gazi lotsjellës masiv që u hodh në drejtim të protestuesëve. Njëra prej fotove tregon se gazi lotsjellës i lëshuar ishte i skaduar prej më shumë se 2 vitesh.

Adriatik Lapaj shkruan se kushdo që vjedh, apo dhunon popullin e vet duhet të hapi krahun. Postimin e tij, Lapaj e mbyll duke njoftuar protestë më datë 31 janar në orën 18:00, po përpara kryeministrisë. Qëllimi mbetet i njëjtë, të rrëzohet qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Narko-regjimi që na vjedh, është kërcënim për atdheun tashmë! Ata duhen ndalur!

Disproporcionaliteti i dhunës së tyre ndaj njerëzve çdo ditë e më shumë po del në pah. Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz e arrestime.

Ata që na vjedhin me çdo kusht duhet të hapin krahun! Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo nuk mund të tolerohet më!

Në 31 Janar, ora 18.00 masivisht në shesh! Protestat duhet mos të ndalen më!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT